Skip to content
Bota

Në ditën e fundit të fushatës, ekzekutohet kandidati në Meksikë (VIDEO)

· 1 min lexim

Një kandidat për zgjedhjet komunale në shtetin Guerrero të Meksikës u vra të mërkurën nga një person i armatosur, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore. Guvernatorja e këtij shteti, Evelyn Salgado Pineda, njoftoi se ky shtet është i rrënuar nga dhuna e bandave të krimit të organizuar.

Kandidati për kryetar bashkie në fshatin Cojuca de Benitez, Alfredo Cabrera, u qëllua disa herë në shpinë nga një person i armatosur, ndërsa ishte mes mbështetësve të tij. Ngjarja u kap në video amatore dhe u publikua nga media meksikane, përfshirë faqen Quadratín Guerrero.

Cabrera është kandidati i 24-të i vrarë që nga fillimi i fushatës për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe rajonale të së dielës, sipas shifrave zyrtare.