Dashi
Sot është një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Shfrytëzojeni pasi është çasti i duhur për të realizuar një ëndërr që lidhet me partnerin/en tuaj. Nëse prej kohësh keni qenë në pritje duke analizuar, tani duhet të veproni. Nuk priten ndryshime për beqarët. Sa i takon financave, kjo do jetë një ditë me fat për juve. Në vendin e punës ndiheni sikur nuk ia dilni dot, ndoshta ju duhet vetëm pak më shumë siguri dhe ndoshta ndihmë nga një kolegu juaj.
Demi
Kjo e enjte do jetë për të lindurit e Demit e favorshme për t’i dhënë jetë ndonjë fantazie të çmendur që keni kohë që e mendoni bashkë me partnerin/en. Lajme të mira për beqarët. Do afrohen mjaft me një person të panjohur. Të ardhurat pritet të përmirësohen ndjeshëm. Pasdite, shmangni nxitjen e tensioneve të panevojshme me partnerin. Në punë ndoshta duhet të bëni një vlerësim të kujdesshëm të gjithçkaje që ju rrethon.
Binjakët
Një ditë e mërzitshme. Për ju që jeni në një lidhje sot do të shpaloset një problem i madh, me të cilin nuk do të mund të përballeni drejtpërdrejt. Gjeni një rrugë të tërthortë për ta zgjidhur. Beqarët do realizojnë një takim që do ju ndryshojë jetën. Në planin financiar gjërat janë mirë. Nëse jeni duke pritur për një telefonatë biznesi, pritja ka mbaruar, do të shihni që ajo do të arrijë më shpejt nga sa e imagjinoni.
Gaforrja
Kujdes sjelljen me partnerin/en. Duhet të jeni sa më elastikë që të mundeni. Mos humbni kohë me çështje që nuk janë në favorin tuaj. Beqarët do jenë të përqendruar tek puna dhe nuk do mendojnë për dashurinë. Sa i takon parave, do jetë ditë pozitive dhe pa probleme. Në vendin e punës gjërat po shkojnë shumë mirë. Nuk përjashtohet mundësia që të bëni investime të reja. Jeni paksa shumë nervoz, duhet t’i jepni vetes pak relaksim dhe do të shihni që gjërat do të shkojnë më mirë.
Luani
Sot juve bota do t’ju duket e bukur dhe plot ngjyra sot ju të dashuruarve. Përfitoni nga rasti për të shprehur anën tuaj krijuese dhe për të rritur vetëvlerësimin te partneri/ja. Beqarët do kenë takime të paparashikuara të cilat mund t’i bëjnë t’iu rrahë zemra fort. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë.
Virgjëresha
Një ditë jo e mirë dhe pa sot kjo e sotmja. Mos u mundoni të vini në rrezik gjëra që kanë vlerë për ju. Përpiquni t’u kushtoni rëndësi partnerit/es. Beqarët do jenë realistë dhe nuk do kërkojnë asgjë me ngulm. Në planin financiar gjërat duken mirë.
Peshorja
Tregohuni të hapur me personin e zemrës. Thoni atë që mendoni gjithmonë. Është koha të tregoheni të sinqertë me veten dhe njerëzit që keni përreth. Beqarët ka rrezik te bëjnë gabime ndërkohë që do jenë në kërkim të shpirtit të tyre binjak. Financat po përmirësohen.
Akrepi
Një ditë e mirë ndaj mos jini të frikësuar prej asgjëje sot. Dita do të jetë me ju të dashuruarit. Ruani optimizmin dhe gjithçka do të shkojë sipas planit. Beqarët do kenë mundësi për aventura të jashtëzakonshme. Financat do përballen me disa probleme.
Shigjetari
Keni një lodhje të përgjithshme këto kohë. Kjo sepse nuk ndiheni aq mirë sa do të donit. Përpiquni të gjeni kohë për disa ditë pushimi me partnerin/en. Beqarët duhet të joshin personat që do kenë rrotull, pasi do jenë vërtet interesantë. Në planin financiar problemet do jenë të pakta.
Bricjapi
Është shumë e rëndësishme që të ruani përqendrimin sot gjatë një debati me partnerin/en. Nëse nuk arrini t’i kontrolloni ndjenjat tuaja, kjo do t’ju kushtojë shtrenjtë. Beqarët do kenë vetëm flirte kalimtare. Me buxhetin tregohuni të kujdesshëm.
Ujori
Mos kini frikë të tregoni se kush jeni në të vërtetë. Megjithatë tregohuni të kujdesshëm, partneri mund ta marri krenarinë tuaj për mendjemadhësi. Beqarët do kenë një ditë mjaft intensive dhe të mbushur me takime të jashtëzakonshme. Edhe në planin financiar gjërat do ju shkojnë mirë.
Peshqit
Një ditë jo fort e mirë për të lindurit e kësaj shenje kjo e enjte. Sot priten një sërë ndodhish dhe incidente në jetën në çift të cilat do t;I përballoni me vështirësi me natyrën tuaj të butë. Këshilla është që juve të ruani qetësinë në çdo situatë. Beqarët nuk do kenë shumë kohë të mendojnë për jetën sentimentale. Pritet që situata me financat të përmirësohet.