Detaje të reja janë bërë me dije këtë të mërkurë në lidhje me dhunimin barbar të avokatit Sokol Mëngjesi mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokur. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat bën me dije se katër autorët, Romario Tabaku, Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj janë takuar një muaj përpara për të thurur planin për dhunimin e Mëngjesit. Ndërkohë Romario Tabaku ka pasur rolin e transportuesit. Ai i ka larguar ata me një makinë tip “Audi” nga vendi i ngjarjes. Më pas janë ndarë.
Voacaj bëri me dije se dhunimi ka ndoidhur për shkak të detyrës së Mëngjesit si avokat, ndërsa gjithçka ka nisur si pasojë e një gjyqi për një pronë në Tiranë. Ndërkohë pak minuta më parë ëhstë vetëdorëzuar në polici, njëri nga autorët Dorian Alia. Ndërkohë Vocaj bëtri me dije se organizuar i sulmit ndaj avokatit është Dritan Nano, tashmë i shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.
Tonin Vocaj: Autorët nuk janë të paguar por autorët janë në lidhje krushqie me njëri tjetrin. Janë takuar një muaj më para, para se të ndodhte ngjarja dhe janë konsultuar për ngjarjen. Pas ngjarjes, autorët janë ndarë dhe kanë lëvizur në dy drejtime. Njeri ka lëvizur me një Audi, ndërsa autorët e tjerë kanë marrë një taksi dhe kanë shkuar në zonën e Astriti.