Është vetëdorëzuar në polici një nga autorët e sulmit të avokatit, Sokol Mëngjesi. Bëhet fjalë për të riun e identifikuat me emrin Dorian Alia.
Ndërkohë Drejtori i Policisë bëri me dije në një konferencë për shtyp se Alia po shoqërohet në polici për marrjen në pyetje.
Autorët janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën. Katër agresorët të veshur me zëza dhe me kapele, i zunë pritë, teksa Sokol mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja.
Si pasojë e dhunës avokati Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura pas koke dhe dëmtime te zona e ballit për shkak të dhunës së ushtuar ndaj tij mëngjesin e sotëm. Po ashtu ai ka pësuar një hemorragji të vogël në tru. Gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në intubim.