Është mbajtur këtë të martë protesta e nëntë nga opozita dhe AMT para Bashkisë Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në fjalën e tij aktori i njohur, Mehdi Malkaj është shprehur se korrupsioni nuk luftohet nëse nuk largohet ideatori i saj që është Edi Rama.
“Kam pasur një merak të madh, vallë a do të vijë policia sot?! Mirë se keni ardhur ju që jeni këtu dhe ju që jeni përtej gardhit. Besoj e keni marrë vesh që do të fillojë një luftë e madhe kundër korrupsionit.
Unë i kam gjerët më të thjeshta, korrupsioni është me shumicë, ose vidhet e gjithë Shqipëria, ose Shqipëria ikën në drejtim të paditur.
Gjyshja ime i pastronte shkallët nga lart poshtë, nuk mund të bëhet luftë kundër korrupsionit nëse ai beu i madh është atje ku është.”