Skip to content
Kryesore

Përplaset për vdekje 42-vjeçari në Malin e Robit, shoferi largohet nga vendngjarja

· 1 min lexim

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në zonën e Malit të Robit. Policia njofton se në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.