Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mes kritikash, Izraeli anulon vendimin për t’i ndërprerë transmetimin direkt AP

20:05 23/05/2024
Reading Time: 3 min lexim

Të martën, transmetimi direkt nga Gaza u ndërpre pasi zyrtarët izraelitë i sekuestruan pajisjet agjencisë së lajmeve Associated Press. Veprimi u dënua nga faktori ndërkombëtar dhe Ministria e Komunikimit në Izrael, disa orë më vonë ndryshoi kurs dhe i riktheu pajisjet e bllokuara që bëjnë të mundur transmetimin e drejtpërdrejtë.

Izraeli e ka akuzuar agjencinë Associated Press se ka shkelur ligjin e ri të vendit për mediat e huaja duke ofruar përmbajtje informative për median e ndaluar Al Jazeera. Agjencia Associated Press i hodhi poshtë këto pretendime.

“Mbyllja nuk u bë për shkak të përbajtjes që ne transmetonim dhe vinin në dispozicion, por për shkak të abuzimit me ligjin e ri për mediat e huaja nga ana e qeverisë izraelite. Linja e transmetimit të drejtpërdrejtë kryesisht ka ofruar pamje të tymit që duket mbi Gazë”, shprehet, Julie Pace, redaktore ekzekutive e agjencisë Associated Press.

Urdhri që mbante firmën e ministrit të Kominikimit Shlomo Karhi u dënua nga Kombet e Bashkuara, Shtëpia e Bardhë dhe organizatat për mbrotjen e medias.

“Eshtë mjaft tronditëse. Mendoj se gazetarët duhet të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre të lirë. Associated Press, dhe të gjitha organizatat e lajmeve, duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre lirisht dhe pa asnjë ndëryrhje”, thotë Stéphane Dujarric, zëdhënës i Kombeve të Bashkuara.

Në maj, Izraeli përdori ligjin e ri për mediat e huaja për të ndaluar transmetimet e televizionit Al Jazeera, me seli në Katar, duke thënë se ai përbënte shqetësim për sigurinë kombëtare.

Ministria e Komunikimit të Izraelit tha të martën se do të marrë masa për të “kufizuar transmetimet që cënojnë sigurinë e shtetit”.

Mbrojtësit e fjalës së lirë paralajmërojnë se ligji për mediat e huaja dhe kufizimet e tjera me të cilat përballet media në rajon, rrezikojnë të rrisin lajmet e pasakta dhe dezinformimin mbi konfiktin.

Luftimet nisën në 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 persona dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë. Izraeli është kundërpërgjigjur duke ndërmarrë sulm ajror dhe tokësor ndaj Gazës që kontrollohet nga Hamasi, duke vrarë 35 mijë njerëz, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.

“Një nga problemet që po shohim është se mungesa e mediave të pavarura në terren, për të mbuluar luftën po çon në përhapjen e propagandës. Prandaj, qasja e mediave ndërkombëtare në Gazë është parësore”, shprehet Clayton Weimers nga Organizata “Reporterët pa Kufij”.

“Reporterët pa Kufij” dhe organizata të tjera ndërkombëtare po ashtu kanë kritikuar Izraelin për masat e pamjaftueshme për të bërë të mundur sigurinë e gazetarëve.

Deri më tani, në mesin e mijëra të vrarëve, janë më shumë se 100 gazetarë, pothuajse të gjithë palestinezë.

Izraeli nuk i ka pranuar të dhënat për vdekjet e gazetarëve, duke thënë se shifrat përfshijnë edhe terroristë, një pretendim që organizatat për mbrojtjen e gazetarëve e refuzojnë me forcë.

“Ne hetojmë me shumë kujdes secilin rast. Ne nuk përfshijmë në të dhënat tona mbi gazetarët e vrarë, asnjë person për të cilin ka dyshime të arsyeshme se mund të konsiderohet militant i Hamasit”, shpehet zoti Weimers.

Të mërkurën, Associated Presss rinisi transmetimet e drejtpërdrejta.

Por ndërsa Hamasi vazhdon të mbajë pengjet izraelite dhe thuajse 75 për qind e popullsisë 2.3 milionë banorësh në Gazë është zhvendosur, organizatat që mbrojnë lirinë e medias, thonë se gazetarëve duhen t’u bëhet e mundur që të jenë në gjendje të përcjellin informacion të pavarur dhe te verifikuar.

Etiketa: Asociated PressIzrael

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para
Kokainë e fara kanabisi, policia arreston 2 shpërndarësit në Gjirokastër

U kap me 210 kg kokainë, kush është koka e trafikut të drogës me origjinë nga Patosi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.