Paraditën e sotme Kuvendi është rikthyer pas dy javësh mungese. Në këtë seancë plenare pritet të diskutohet për presidentin Ilir Meta dhe për shkarkimin e tij. Kjo kërkesë ka disa javë që është kërkuar nga deputetët e Partisë Socialiste.
Gjithashtu ditën e sotme do të diskutohet dhe votohet në Kuvend është projektvendimi për lirimin nga detyra të anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregut.
Në seancën e sotme, do të mungojë kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Poloni pasi është pjesë e një samiti.
Deputeti Ralf Gjoni është shprehur me ironi ndaj mazhorancës. Nga foltorja ai ka thënë se duhet të diskutojnë për rrëzimin e këtij sistemi politik që i ka kthyer pas në kohë, e jo për rrëzimin e presidentit.
“Ju diskutoni sot për rrëzimin e presidentit, ne sot duhet të diskutojmë për rrëzimin e këtij sistemi politik të kaluar. Ju sot dilni dhe bëni moral për reformën në drejtësi, kjo është një tallje. Ju çfarë bëni, hapni sherre me Presidentit rrëzoni dekretin e tij dhe bëni sikur jeni të virgjër.
Ju do të bëni drejtësi? Kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Rama ta gëzojë ditëlindjen, komandanti juaj, shihni sa të gëzuar jeni. I kujtoj Ramës këngën Globi rrotullohet, unë do thoja krevati rrotullohet mes ju te treve.”, u shpreh Ralf Gjoni.