Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë ambasadës së Izraelit në Suedi. Mediat vendase shkruajnë se pasi kanë dëgjuar të shtënat policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona që dyshohet se janë të implikuar në ngjarje.
“Ne lidhje me hetimin në vazhdim, janë bërë gjetje që forcojnë dyshimet se ka pasur të shtëna,” ka thënë policia në faqen e tyre të internetit, raporton Reuters.
Nuk dihet ende nëse të shtënat kishin si shënjestër ambasadën izraelite, apo kanë qënë të shtëna në ajër, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.