Pas akuzave të ngritura nga Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, rreth përfshirjes së vëllait të kryeministrit Edi Rama në çështje të ndjeshme, reagimet politike nuk kanë munguar. Bardhi denoncoi sërish në SPAK, duke e akuzuar vëllain e kryeministrit, Olsi Rama, se ka përdorur një automjet që lidhet me trafikimin e kokainës. Kryeministri Rama, në një deklaratë për media, ka hedhur poshtë këto akuza, duke e cilësuar si kallëzim të rremë dhe duke shprehur besimin se drejtësia do të vendosë në fund të fundit. Ndërkaq, Bardhi e quan Raman “analfabet ligjor” dhe i kërkon llogari për veprimet e vëllait të tij, duke theksuar se duhet sqaruar roli i tij në këtë skenar.
Policia serbe shoqëron Dritan Shakohoxhën para ndeshjes Serbi–Shqipëri
Policia serbe ka shoqëruar gazetarin dhe komentatorin sportiv shqiptar Dritan Shakohoxha, vetëm një ditë para zhvillimit të ndeshjes Serbi–Shqipëri. Lajmi...