Detaje tronditëse kanë dalë pas dëshmisë së Eduart Danaj, i cili masakroi me thikë gruan e tij Enkelejda Danaj në Athinë. 50-vjeçari ka deklaruar në polici se nuk pendohet për vrasjen, dhe se sipas tij ajo po i shpenzonte paratë dhe se kishte pasur lidhje jashtëmartesore përgjatë viteve që ishin bashkë.
Por të njëjtin fat duket se kishte zgjdhur edhe për vajzën e tij, e cila ishte në vendin e ngjarjes dhe verifikoi me anë të autoriteteve se viktima ishte nëna e saj. Raportohet se autori ka kërcënuar edhe të bijën, duke i thënë: Do të vras dhe ty, do bëhesh si nëna jote. Pastaj do vras veten!
Eduart Danaj masakroi me thikë bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj mëngjesin e kësaj të enjte. Sipas Policisë, gruaja ka marrë disa goditje me thikë, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes. Pas krimit, Danaj është arratisur, duke u kapur pas disa orësh. Gruaja e kishte denoncuar tre herë për dhunë në familje Eduart Danaj. Ajo u gjet pa shenja jete nga banorët e pallatit, të cilët rrëfyen tmerrin. Në vendngjarje ka shkuar dhe vajza e çiftit, e cila ndodhet në gjendje shoku, nga ajo që ka parë.