Skip to content
Politikë

Ilir Meta: Rama iu shërben shefave të tij në Beograd

· 1 min lexim

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp, komentoi deklaratat e Aleksandër Vulin dhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama me qeverinë serbe. Meta tha se Rama iu shërben interesave të Beogradit.

“Sot do të fillojmë këtë konferencë shtypi me një qëndrim për politikën e jashtme. Kryeministri bën akte që kërkojnë të shmangin vëmendjen nga korrupsioni skizofrenik, duke krijuar çështje që nuk ekzistojnë. I shërbejnë shefave të Ramës për të dëmtuar Kosovën dhe për të minuar vlerat europiane, duke favorizuar Rusinë,” tha Meta.

Ai kritikoi deklaratat e zv.kryeministrit serb, Vulin, që e cilësoi takimin e Ramës si një akt që i shërben nacionalizmit për Shqipërinë e Madhe. Meta tha se Rama synon të bëhet lider i Ballkanit, por po fsheh të dhënat e CENSIT. “Reagimi i Vulin se bota serbe mund të ndalojë Shqipërinë e madhe është e turpshme. Nuk ka pasur dhe nuk ka kryeministër më të mirë për Beogradin se sa Edi Rama, aq sa është quajtur më i miri pas Pashiqit,” përfundoi Meta.