Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e asaj që Putini shkatërroi në Ukrainë, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken në një fjalim para studentëve në Kiev.
“Kjo është ajo që kërkon ligji ndërkombëtar dhe kjo është ajo që populli ukrainas meriton,” tha ai, duke deklaruar se Washingtoni ka qëllim të përdorë për këtë qëllim asetet ruse të sekuestruara në Shtetet e Bashkuara pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.
“Ne po punojmë së bashku me partnerët tanë të G7 për të përdorur asetet e ngrira ruse për të riparuar dëmin që Putini vazhdon të bëjë,” shtoi Blinken. Vizita e papritur e sekretarit amerikan të shtetit synon të qetësojë vendin për ndihmën ushtarake të Washingtonit.
❗🇺🇸🤝🇺🇦 – Blinĸen and Kuleba try "Ukrainian" pizza at a restaurant founded by a war veteran.
We remind you that today US Secretary of State Antony Blinken, accompanied by Secret Service officers and Polish special forces, arrived in Kiev on an official visit. pic.twitter.com/gOeZTZeJjW
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) May 14, 2024