Opozita sot zhvillon një protestë të re para Bashkisë së Tiranës, e cila pritet të fillojë në orën 11:00. Policia ka marrë masa për të siguruar rendin dhe ka njoftuar se do të bllokojë përkohësisht qarkullimin e automjeteve në bulevardin kryesor përreth zonës së protestës. Ky bllokim fillon nga ora 09:30 dhe do të zgjasë derisa të përfundojë tubimi. Policia këshillon qytetarët të përdorin rrugë alternative si Unaza e Madhe për të shmangur trafikun. Policia thekson rëndësinë e mbajtjes së protestës në mënyrë paqësore dhe kërkon nga organizatorët dhe pjesëmarrësit të ruajnë qetësinë dhe të shmangin dhunën.
“S’më linte të haja i qetë”/ Dëshmia tronditëse e 25-vjeçarit që vrau babain me thikë, mjekja e kishte paralajmëruar familjen për problemet e tij mendore
Ngjarja e rëndë në Shkallnur të Durrësit, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau babain e tij, 69-vjeçar, me thikën e bukës,...







