Ish-ministri i Ekonomisë së Kazakistanit është dënuar me 24 vite burg për vrasjen e bashkëshortes së tij. Sipas mediave të huaja, Kuandyk Bishimbayev, 44 vjeç, u shpall fajtor për torturë dhe vrasje nga gjykata. Gjyqi i tij, i cili është transmetuar drejtpërdrejt gjatë 7 javëve të fundit, është konsideruar gjerësisht si një përpjekje nga autoritetet për të dërguar një mesazh se anëtarët e elitës politike të vendit nuk janë mbi ligjin.
Pamjet CCTV që kapën gjithë skenën e vrasjes treguan më përpikmëri se Bishibaev goditi vazhdimisht 31-vjeçaren Saltanat Nukenova dhe e tërhoqi zvarrë prej flokësh, gjysmë të zhveshur, në dhomën ku ajo vdiq më vonë. Gjatë gjyqit, Bishibaev pranoi se kishte rrahur gruan e tij, por pretendoi se disa nga lëndimet e saj ishin vetëshkaktuar. Ai gjithashtu mohoi se e kishte torturuar ose kishte planifikuar ta vriste.
Bishibaev ishte ministër i Financave nga maji deri në dhjetor 2016. Ai u dënua me 10 vjet burg në vitin 2018 për ryshfet, por u lirua pasi kreu më pak se tre vjet pasi iu dha amnisti. Por tani do të rikthehet sërish pas qelie për të vuajtur dënimin e tij, kësaj herë për vrasjen e të shoqes.