Skip to content
Politikë

“TIMS”/ Zbardhet kalendari i thirrjes së dëshmitarëve

· 2 min lexim

Zbardhet kalendari i plotë i thirrjes së dëshmitarëve që kërkohen nga Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Lista e plotë është lexuar në mbledhjen e sotme nga kryetari i Komisionit, Ervin Salianji, ku i pari në listë për t’u marrë në pyetje është minsitri i Brendshëm, Taulant Balla. Më pas, lista pasohet nga drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe paraardhësit e tij në detyrë. I kërkuar nga Komisioni për t’u intervistuar është edhe Ervin Muça, i cili aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

KALENDARI I THIRRJES SË DËSHMITARËVE: 

Datë 15.05.2024, ora 17:00

1. Ministri i Brendshëm, Z. Taulant Balla
2. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi

Datë 17.05.2024, ora 11:00

1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Muhamet Rrumbullaku
2. Ish Drejtor i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Z. Ervin Muça
3. Drejtor i Sistemeve të Policisë në Policinë e Shtetit,  Z. Enri Ndoni

Datë 27.05.2024, ora 17:00

1. Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, Z. Ardit Muço
2. Ish-Drejtor i Agjencisë Mbikqyrjes Policore, Z. Ardi Veliu

Datë 29.05.2024, ora 17:00

1. Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Z. Florian Sulejmani
2. Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Z. Saimir Boshnjaku
3. Drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Z. Zef Laska

Datë 31.05.2024, ora 11:00

1. Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Z. Neritan Nallbati
2. Ish Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Z. Dorian Tola
3. Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni
4. Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit, znj. Ervina Gjana
5. Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit, Z. Besjan Tanuzi