Mëngjesin e sotëm, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur hapur në lidhje me deklaratën e presidentes së Maqedonisë së Veriut, e cila ka përdorur emrin e vjetër “Maqedoni” gjatë ceremonisë së betimit. Mitsotakis, në një postim në rrjetet sociale, e ka quajtur këtë një akt të paligjshëm dhe të papranueshëm që shkel Marrëveshjen e Prespës dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.
Ai ka shtuar se Greqia nuk do të tolerojë manipulime dhe “rrëshqitje” të ngjashme, duke theksuar se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimit evropian të Shkupit, varet nga respektimi i marrëveshjeve dhe përdorimi i duhur i emrit kushtetues. Mitsotakis e ka këshilluar presidenten e re t’i kthehet detyrave të saj ligjore dhe sjelljeve që rrjedhin nga posti i saj./rel