Në përfundim të fjalës së tij të mbajtur para shqiptarëve në Athinë, Kryeministri Edi Rama i dërgoi një mesazh miqësor homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Rama përdori fjalët e poetit shqiptar Naim Frashëri për të theksuar dëshirën për paqe dhe harmoni me fqinjët.
“Dëshiroj t’i lë një pusullë mikut tim, kryeministrit Mitsotakis. I dashur Kyriakos në vitin 1886 poeti ynë kombëtar Naim Frashëri shkruajti në greqisht vjershën e tij, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”.
Duam me të gjithë fqinjët, sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, në vëllazëri, me rend dhe paqe të jetojmë. Le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi, mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar është koha e mirëqeniës, është koha e lirisë. Shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë”,-tha kryeministri Rama.