Skip to content
Kryesore

E rëndë në Shëngjin/ Vdes 60-vjeçari punëtor, e braktisin te dera e urgjencës

· 1 min lexim

Preng Gjoni, 60 vjeç është viktima e radhës që humb jetën në vendin e punës. Raporotet se Gjoni ëhstë rrëzuar nga një objekt që është në ndërtim e sipër në zonën e Kunes. Ajo që e bën dhe më të rëndë ngjarjen është se Preng Gjoni është lënë në derën e spitalin të Lezhës nga persona të panjohur, të cilët më pas janë larguar.  Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihen rrethanat.

Kujtojmë se pak ditë më parë, po në Shëngjin humbi jetën 28-vjeçari Emiljano Frroku. I riu po punonte i pa siguruar ndërsa pallati 9-katësh, i kishte katet e fundit ku po ndërtohej pa leje. Frroku punonte pa asnjë kush teknik, që solli dhe vdekjen e tij.