Kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderi ka reaguar pak minuta më parë në rrjetin social Facebook. Ai ka një mesazh dhe një urim pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.
Ndonëse mori 142,866 vota më pak se kundërshtari Erion Veliaj, Skënderi falenderon qytetarët e Tiranës që i besuan 9,364 vota edhe pse kishte hyrë në garë 4 javë më parë.
Skënderi i ka uruar Veliajt që në këtë mandat të dytë të marrë bekimet e Zotit dhe të jetë në krah të qytetarëve dhe të interesit publik.
Skënderi shprehet më tej se qytetarët meritojnë vëmendje të veçantë dhe shpresë se askush nuk po e vjedh shtëpinë dhe qytetin e tyre.
Postimi i plotë në Facebook:
Të dashur qytetarë të Tiranës!
Në vetëm katër javë, afro dhjetë mijë vota, tregon se qytetarët e Tiranës janë po aq të civilizuar e të mençur sa francezet, amerikanet, italianet…
Ne dimë t’ju japim mbeshtetje levizjeve të reja dhe njerëzve që guxojne të sfidojnë sistemin. Krenar për qytetin tim dhe për pavaresinë që disa prej nesh tregojmë ndaj partive.
Kryeqyteti ka potencial të udheheqi ndryshimin që presim. Uroj që ky mandat i dytë i kryetarit për Tiranën të marrë bekimet e Zotit.
Uroj që mandatin e dytë ai të jetë në krah të qytetit, jo pushtetit dhe grupeve te interesit, Të jetë ne krah të interesit publik dhe demokratizimit të jetës si dhe vendimarrjes së qytetit.
Një pjesë e vogël qytetareve, e dhanë me votë “bekimin!”, por në këtë fitore, gjykoj se kjo detyre do jetë edhe më e përgjegjshme, pikërisht për të gjithë ata votues qe nuk morën pjesë, përveç atyre që votuan me vullnet te lirë (nese ky version mbars te verteten).
A nuk është kjo një thirrje për pergjegjshmeri?
Mos pjesëmarrja tregon se ka nevojë që çdo lider të reflektojë, të punoje për ata dhe në interes të tyre drejtpërdrejt. Ky rrugëtim do jetë edhe më i vështirë në ditët që vijojnë.
A nuk është kjo një thirrje ndershmerie?
Afro 10.000 votues besuan tek une, të cilët meritojnë një mirënjohje të thellë, por i bëj thirrje lidershipit aktual se ata, më shumë se kurrë, meritojnë vëmendje të veçantë për shpresën e një qyteti ku mund të ndjehen se nuk po e vjedh kush shtëpinë e tyre, përkundrazi, le t’i tregohet se po i mbushet me vepra të moralshme, me nevoja praktike dhe jetike për ata.
Po ata 10.000 te tjere qe votuan dhe rezultuan vota të pavlefshme?
A do jenë ata në axhendën e këtij lidershipi? A mjafton kjo për të qenë i drejtë e t’i japim Çezarit çfarë i takon Çezarit?
Pra, a i hapim dot këtij populli cfarë i takon, se nuk po duan asgjë më shumë se çfarë u takon dhe t’i tregojmë modesisht se po bëjmë detyrën, dhe nuk po i falim as shkolla, as kopshte, as rrugë, as tregje dhe as uje.
A nuk është ky morali i një fitoreje?
A është kjo sfidë për Tiranën qëllimi i kësaj fitore?
Ashtu qoftë! Sa për mua, GARA VAZHDON!
Unë do jem në krah të gjithë qytetarëve të cilët me besuan votën! Në krah të atyre të cilëve NUK iu la mundësia të me njihnin..!
Në krah të atyre që dyshuan mbi qëllimet e mia (nuk i vë faj, se nga kjo klasë politike, do korrej kjo paranoje)
Në krah të atyre që shpresën për ketë vend e kemi të njëjtë! Në krah të atyre që ndanë edhe miqësinë më të afërt, pa kushte dhe shkëmbime banale!
Në krah të atyre që i gjeta të deprimuar në shpresë, në derë të shtëpisë së vet, por me ndjesinë se nuk e kishin një “çati mbi kokë”, e kështu mendonin ta gjenin diku jashtë atdheut!
Në krahë të atyre, të cilët në një mënyre apo tjetrën, edhe pse në zemerimin e lodhjes nga çdo shtetar që i ka shtypur dhe lënduar në të gjitha format si personale dhe kombetare, janë sërisht në kërkim të së drejtës, ndershmrise, si një e mirë jetike që i takon.
Mbi të gjitha, jam në krah të së ardhmes: fëmije, grua, burrë, familje që varen nga mendjet dhe duart e ketyre shtetareve, e s’po din me i dhënë fund kësaj dhimbje mjerimi.
Po po, për ata që jetojnë në mjerim ekonomikisht dhe shpirtërisht.
Si perfundim, me besimin se jam në krahun e duhur të vetvetes, ndërgjegjes që ndaj në vendimin për të qënë pjesë e këtij rrugëtimi që unë e quaj sërisht një garë, sepse ndjehem pjese e secilit prej grupeve të sipërpërmendur.
Sinqerisht,
Arben Skenderi