Nga Klodian Tomorri
Shikoni ca vendi eshte ky Cohen dy mashtrues, me historik problematik te faktuar dhe marrin nje licence ne Banken e Shqiperise. Me kete licencen ngrene nje skeme kombetare mashtrimi. Skema eshte njesoj si inceneratori, identik. Beri qeveria, incenerator? Beri dhe Banka e Shqiperise inceneratorin e vet. Por me nje ndryshim. Ai i qeverise vidhte leket e buxhetit. Ky inceneratori i Bankes se Shqiperise, vjedh direkt leket dhe pronat e qytetareve.
Nejse. Fillojne mediat te nxjerrin detajet e para te mashtrimit. Dalin raste, qe njerezit kane marre vetem 1 milione leke kredi dhe kane perfunduar me 20 mije euro borxh. Opozita hic. Publikohen raste me kartela te tjetersuara pronesie. Opozita prape hic. Dalin shifrat qe skema ka prekur 100 mije qytetare. Opozita prape nuk degjon.
Ngaqe ujrat e zeza jane bere kavalete, institucionet fillojne ping pongun per t’i ngecur fajin njera tjetres. Ministria e Drejtesise i thote Bankes se Shqiperise nderhyr ti se po behet masaker. Banka e Shqiperise thote, une vetem licencoj, bej rregulla dhe mbikqyr, por nuk kam pergjegjesi kur ata qe licencoj une vjedhin. Zakonisht keta, keto lloj prapesirash i fshehin. Fakti qe po mundohen ti ngecin fajin njeri tjetrit tani do te thote se zarari i bere eshte shume i madh. Por opozita prape nuk do t’ia dije hic.
Tani, shkon ministri i drejtesise ne Parlament. E dini kush e ngre problemin e skemes se mashtrimit? Damian Gjiknuri.
Nje deputet i maxhorances, i cili e di qe skema ka prekur dhe qytetaret e zones se vete elektorale. Ndersa opozites nuk i rruhet fare. Po fare.
Hajde shpjegoje ti tani ca lloj vendi eshte ketu.Ne 100 mije veta te prekur, mos te tentosh te marresh asnje vote!!!! Varja qe te mbrosh miletin se kjo eshte bere luks. Por bej lufte te marresh dy vota te pakten.