Një çift italian që kishte parkuar automjetin e tyre “Audi” në zonën e Lungomares në Vlorë, ka rënë pre e grabitjes. Autorët dyshohet se kanë thyer xhamin e pasagjerit dhe kanë vjedhur 2500 euro, dokumentacionin dhe sende të tjera me vlerë.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje persona që mund të kenë qenë dëshmitarë.