Antonina Kozachenko, 25 vjeç, dhe Anastasia Lopukhova, 40 vjeç, shtetase ukrainase, u gjetën të pajeta në një banesë në zonën e “Selvisë” në Tiranë. Mendohet se kanë vdekur nga mbidoza me ilaçe qetësuese dhe antidepresantë.
Dy ditë më parë, ato u konfliktuan me një farmaciste në rrugën “Muhamet Gjollesha” pasi kjo e fundit refuzoi t’u shiste ilaçet Tramadol dhe Xanax pa recetë mjekësore. Në shenjë revolte, Kozachenko dhe Lopukhova e kafshuan farmacisten në krah, e cila më pas bëri denoncim në polici.
Policia i gjeti dy gratë në një spital dhe i shoqëroi në komisariat. Pas marrjes në pyetje, ato u lanë të lira. Megjithatë, dy ditë më vonë, shoqja e tyre e dhomës i gjeti pa shenja jete dhe me gjakderdhje nga goja.