Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë foli mbi korrupsionin dhe ofertën e kryeministrit Rama për një komision në luftën kundër korrupsionit. Ajo u shpreh se falë kësaj mazhorance dhe qeverie Shqipëria ka një sistem të korruptuar dhe një korrupsion endemik.
“Sot Shqipëria ndodhet në një rrugë kritike, jo vetëm në historinë tonë si një shtet demokratik, por gjithashtu dhe më ardhshmërinë në projektin e BE-së. Një rrugëtim që nuk është thjeshtë një pikë arritjeje, por një proces që është zgjatur duke u shtyrë në kohë që fatkeqësisht shqiptarët sot janë duke ikur këmbëve. Ndërkohë që ne na kanë lënë sfidën ta ndërtojmë Europën këtu”
Ajo gjithashtu u shpreh se SPAK është një krijesë falë luftës së PD duke rikujtuar që në të vërtetë qeeria socialiste kishte kërkuar një BKH nën hyqmin e ministrisë së rendit dhe qeverisë.
“E vërteta që dua ta rikujtoj është që SPAK-u nuk ka qënë asnjëherë kërkesë e socialistësve. Në këtë sallë, mazhoranca socialiste ka kërkuar krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda Ministrisë së Brendshme atëherë, nën varësinë dhe tutelën e Ministrisë së Rendit dhe të Qeverisë. Ndërkohë që ka qënë i vetmi ligj, pasi u ndryshua me mbështetjen e partnerëve, i cili u votua dhe nga opozita. Është po e njëjta qeveri që menjëherë pas krijimit të SPAK-ut, shkoi dhe e bombardoi me qindra dosje të OFL-së. E mban mend njeri OFL-në sot? Një veprim dhe përpjekje e kalkuluar politike për të mbrojtur interesat e mazhorancës tashmë të zhytur në korrupsion që kërkon pushtetin jo për ta luftuar atë, por si një proces politik për ta pranuar më në fund që ky realitet po ndodh.”
Në fjalën e saj ajo kujtoi se qeveria nuk e ka ndihmuar as SPAK dhe as ka pasur vullnetin dhe moralin për të luftuar korrupsionin, prandaj duket jo reale që kjo qeveri të flasë në emër të një beteje kundër korrupsionit.
FJALA E PLOTË:
Sot është 9 Maji, Dita e Europës! Shqipëria ka kohë që është Europë, por a do ta bëjmë ndonjëherë “perëndim”? a do të jemi ndonjëherë në gjendje që të arrijmë normat standarte që sot ka perëndimi?
Sot Shqipëria ndodhet në një rrugë kritike, jo vetëm në historinë tonë si një shtet demokratik, por gjithashtu dhe më ardhshmërinë në projektin e BE-së. Një rrugëtim që nuk është thjeshtë një pikë arritjeje, por një proces që është zgjatur duke u shtyrë në kohë që fatkeqësisht shqiptarët sot janë duke ikur këmbëve. Ndërkohë që ne na kanë lënë sfidën ta ndërtojmë Europën këtu.
Natyra e problemeve që ka pasur Shqipëria gjithë ktë kohë, ka qënë e tillë që ka pasur domosdoshmërinë e një qeverie që duhej patjetër ta luftonte korrupsionin në mënyrë proaktive, me vullnet të hekurt dhe një dedikim që për fatin e keq i ka munguar Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kemi pasur shpeshherë një gjumë letargjik, potere, zhurmë, prova të panumërta që vinin nga raportet ndërkombëtare deri tek raporti i Screening që drejtojnë gishtin mbi plagën e korrupsionit. Kjo është kriza e lidershipit dhe morale e kësaj qeverie dhe mazhorance: Mohimi i të vërtetave që sot po na i tregon dhe proklamon, athua se çfarë ka zbuluar. Të vërteta që janë thënë në këtë sallë dhe kushdo që ka folur “nuk e ka dashur Shqipërinë”.
E vërteta është që qasja aktuale e mazhorancës ka qënë apatike, jobashkëpunuese, krijimi i një klime e sistemi që na ka sjellë sot tek korrupsioni endemik që më në fund u njoh, u pranua. Më në fund është një realitet që nuk thuhet vetëm nga opozita, por njihet dhe pranohet dhe nga mazhoranca.Këtë e dëshmon jo vetëm fakti që asnjë kallëzim penal nuk ka shkuar nga institucionet e qeverisë në organet ligjzbatuese, por siç e pohoi dhe vetë Kryeministri pak ditë më parë, ai nuk e sheh të arsyeshme që instrumentat që jep ligji qeverisë për të parandaluar korrupsionin që t’i përdori.
E vërteta që dua ta rikujtoj është që SPAK-u nuk ka qënë asnjëherë kërkesë e socialistësve. Në këtë sallë, mazhoranca socialiste ka kërkuar krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit brenda Ministrisë së Brendshme atëherë, nën varësinë dhe tutelën e Ministrisë së Rendit dhe të Qeverisë. Ndërkohë që ka qënë i vetmi ligj, pasi u ndryshua me mbështetjen e partnerëve, i cili u votua dhe nga opozita. Është po e njëjta qeveri që menjëherë pas krijimit të SPAK-ut, shkoi dhe e bombardoi me qindra dosje të OFL-së. E mban mend njeri OFL-në sot? Një veprim dhe përpjekje e kalkuluar politike për të mbrojtur interesat e mazhorancës tashmë të zhytur në korrupsion që kërkon pushtetin jo për ta luftuar atë, por si një proces politik për ta pranuar më në fund që ky realitet po ndodh.
E njëjta qeveri që kurrë nuk pati guximin të dënojë askënd që publikisht është sot në proces ligjor përsa i përket akuzave në korrupsion, që ka sulmuar këdo që ka denoncuar korrupsionin, është bërë mburojë e avokat politik i korrupsionit. Kjo qeveri e kanë mbrojtur me hir e me pahir çdo akt korruptiv që janë denoncuar nga opozita dhe në fakt nuk kanë qënë të pakta aktet që janë denoncuar. Ka qënë kjo shumicë që me hir e me pahir ka mbrojtur aferën e inceneratorëve duke u bërë avokate publike e të kërkuarve ndërkombtarë. Ka qënë kjo mazhorancë që është bërë avokate publike e kushedi sesa aferave e sa denoncimeve nga fakti që 1 në 3 tendera pa garë deri tek koncesionet e shëndetësisë, të gjitha sot nën hetim. Ka qënë kjo qeveri që kur opozita kërkonte që të fliste për një sistem paralel korruptiv që ka qënë duke gërryer xhepat e shqiptarëve, taksat e qytetarëve dhe shpresën e vendit, sulmohet me akuzën e një opozitë që shpif, sepse “të gjithë shpifin, përveç këtyre”. E njëjta shumicë që akuzat e faktuara për korrupsion të ministrave, të zv. Kryeministrit dhe tashmë të Benjaminit në krye të bashkisë së Tiranës, përgjigjet me sulmin e koordinuar të lajmeve që “gjithkush e ka keq, vetëm këto e dinë mirë”.
Ka qënë pikërisht verbëria për ta mbrojtur korrupsionin që i çoi këto në fillimin e fushatës elektorale të 2021 të gjithë tek plehrat, tek instalacioni i korrupsionit.
Opozita sigurisht me të gjithë problemet e saj, në këtë periudhë bëri një përpjekje modeste në vitin 2022 për të paraqitur një paketë antikorrupsion, për ta trajtuar atë si një prioritet kombëtar, luftën ndaj tij si një domosdoshmëri për ta ndryshuar Shqipërinë e për ta cuar Shqipërinë më pranë Europës.Edhe për hir të këtij procesi po diskutojmë sot edhe për hir të kësaj dite, sot ne po e mbajmë larg nga shqiptarët.
Sigurisht që kjo paketë s’ka qenë as ideale as më e përkryera, as absolutisht më e mira po ka qenë një përpjekje modeste për të nisur një diskutim në Parlament, për të ndërtuar një sistem ndryshe, për të treguar që kjo sot është alarm dhe duhet ta parandalojmë sepse me të vërtetë kemi ngritur një sistem që dënon por cfarë po bëjmë për parandalimin? Sepse duhet ti themi mjaft dhe asaj kulturës firmos ku do shefi, se duhet patjetër që cdo hallkë të zinxhirit të shtetit sot shtetformues e shtetbërës,ta kemi me parimet më të mira të BE-së dhe standardet dhe normat më të mira të BE-së por edhe për qytetarët shqiptarë ,për të ngritur një sistem të drejtë, me meritokraci por që fatkeqësisht mungon.
Qeveria e ka humbur vazhdimisht këtë betejë, edhe kundër korrupsionit, nuk ka as lartësi morale , nuk ka as guximin , as vullnetin politik për ta luftuar atë ndërkohë që procesi i integrimit ka marrë një drejtim krejtësisht tjetër tashmë. Duhet një frymë dhe një qasje pikërisht për mos ta lënë SPAK-un të vetëm në betejën e tijkundër korrupsionit, për të luftuar këtë sistem të korruptuar, këtë sistem që flasim përditë që mazhoranca është bërë avokat publik cdo ditë , që në krye të herës, që në fillim kur kanë dalë e deri më sot në kohën që flasim. Padyshim duhet të ruajmë dhe parimet e një demokracie institucionale.
Një Shqipëri në BE do të thotë një vend që ruan dhe mbron me fanatizëm ndarjen e pushteteve dhe respektimin e institucioneve të pavarura. Vetë institucionet e pavarura, si Kuvendi, duhet të respektojnë dhe mirëpranojnë ekzistencën e një pushteti tëbalancuar dhe kontrolluar ku nuk mund të jetë diktati i shumicës prevaluesi dhe as uzurpuesi i pushteteve të tjera.
Rrugëtimi jonë drejt integrimit Europian nuk është thjesht përmbushja e disa standarteve në letër, po është reflektimi i tyre në mënyrën e qeverisjes dhe padyshim demokracisë që ne kemi. Një shtet i kapur, siç thonë raportet ndërkombëtare , nuk mund të jetë garantuesi i reformave dhe aq më tepër tentativave për të parë një projekt kontrolli mbi punën e kryer kundër korrupsionit.
Prandaj sot, më shumë se sa dje, ka rëndësi ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit, integriteti parlamentar dhe llogaridhënies së qeverisë. Dhe të tre këto nuk mund të përzihen në emër të asgjëje! Por janë të shenjta në emër të demokracisë! Prandaj sot nuk duhet shkelur asesi ajo që është arritur në parlament me rolin e Këshillit kombëtar të integrimit që është ngritur pikërisht për refoma për këtë proces, nuk duhet bërë prapë në asnjë mënyrë në atë që është arritur me reformën në drejtësi, nuk duhet patur asnjë kompromis kundër këtij sistemi të ngritur që e ka nxitur korrupsionin, kundër mungesës së vullnetit poliitk për ta luftuar atë por dhe ndaj kujtdo që e përdor integrimin për fasadë e fjalë të bukura.
Ndaj po, sot duhet patjetër për të ndërtuar një sistem që e parandalon korrupsionin, sot duhet patjetër që shqipërinë që është evropë ta bëjmëperëndim por që kjo të ndodhë duhet së pari vullneti politik i munguar deri më sot. Shqipëria nuk është thjesht një vend i Europës, por realisht angazhimi ynë është në favor të vlerave të perëndimit dhe BE-së. Vlera që nuk mund të jenë thjesht fletëpalosje e një fushate elektorale por vlera që ne të gjithë bashkë duhet të përpiqemi që ti kalojmë. Edhe njëherë gëzuar ditën e Evropës sot! Për një sistem që duhet të jetë totalisht i pavarur, totalisht në mungesë të influencës politike dhe larg nga duart politike të kujtdo, ata sot mazhorancë, ata nesër mazhorancë , atyre sot në opozitë dhe atyre nesër në opozitë . Këtë duhet të ruajmë të shenjtë, këtë betejë që po e bëjmë. Opozita është gati, a jeni ju?