Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Itali, ku një shqiptar i ka vënë flakën vetes. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Riçione, në Viale Milano, ku 48-vjeçari shqiptar pasi është lyer me alkool i ka vënë flakën vetes në sy të gruas së tij.
Ai ka pësuar djegie mbi 70% të trupit, por u shpëtua nga disa kalimtarë në rrugë të cilët lajmëruan ambulancën dhe karabinierët.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë mjekët e spitalit Ceçarini, por më pas ai është transportuar në Bufalini të Cesenës. Jeta e tij nuk është në rrezik, edhe pse djegiet i janë përhapur në të gjithë trupin.