Skip to content
Politikë

Vokshi: Mazhoranca braktis komisionin hetimor për shëndetësinë që të pengojë punën

· 1 min lexim

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, deklaroi se mazhoranca braktisi mbledhjen e Komisionit me qëllim për të penguar punën e tij.

“Po bojkotohen mbledhjet për të penguar punën e Komisionit Hetimor,” tha Vokshi, duke shtuar se mazhoranca ka organizuar mbledhje ilegale. Sipas saj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ka kthyer përgjigje prej dy javësh për kërkesat e opozitës.

Vokshi gjithashtu theksoi se deputetët Milva Ekonomi dhe Plarent Ndreca janë në konflikt interesi për këtë komision.

“Kërkuam pavlefshmërinë e mbledhjes të Plarent Ndrecës. Kërkuam anulimin e vendimeve të marra nga mazhoranca. Mazhoranca është e papërgjegjshme ndaj mbledhjeve të Komisioneve Hetimore parlamentare,” përfundoi Vokshi.