Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, në protestën e opozitës, tha se do të vijë dita kur qytetarët do të arrestojnë vetë të korruptuarit.
“Nuk ka blind që nuk shpohet nga zemërimi i popullit. Durimi i qytetarëve po merr fund. Po vjen dita që populli do të arrestojë Veliajn dhe të korruptuarit e tjerë. Ne nuk kemi asgjë me Policinë e Shtetit. Ata po dhunohen çdo ditë nga një kryeministër dhe qeveri banditë,” u shpreh Blushi.
Ai bëri thirrje për t’i dhënë fund vjedhjeve dhe paralajmëroi se opozita nuk do të tërhiqet:
“Ne nuk tërhiqemi. Do të vijë dita që do ta kapë prej zverku atë lepurushin që fshihet në zyrën e tij,” tha Blushi.