Skip to content
Politikë

Teliti: Falë rezistencës suaj, sot Edi Rama u distancua nga Erion Veliaj

· 1 min lexim

Gjatë protestës së gjashtë qytetare para Bashkisë së Tiranës, Dorjan Teliti falënderoi protestuesit për qëndresën e tyre të vazhdueshme:

“Një falënderim të gjithëve ju për këtë rezistencë, këtë protestë të gjashtë, para godinës që ka përdhosur interesat publike dhe ka vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë.”

Duke iu referuar kryetarit të bashkisë, Teliti shtoi:

“Ashtu siç Erion Veliaj, kryefiku, lepuri në krye të bashkisë së Tiranës, ka prishur Teatrin dhe shumë ndërtesa të tjera duke i shkërrmoqur ato, ashtu edhe sot, falë rezistencës tuaj, po e shkërrmoqim pushtetin e kryebashkiakut më të korruptuar. Jemi afër arritjes së objektivit tonë madhor, dorëheqjen përfundimtare të Erion Veliajt dhe më pas, dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë.”

Teliti theksoi se rezistenca e qytetarëve ka bërë që Edi Rama të distancohet nga Veliaj:

“Ai që para disa javësh i jepte mbështetje të pakushtëzuar Erion Velisë, sot u distancua nga ai. Foli për hajdutë, Edi Rama; foli për abuzues ligji; foli për grupe të strukturuara; foli për drejtorë dhe kryebashkiakë. Kjo u arrit vetëm falë qëndresës suaj dhe forcës suaj protestuese.”