Agustin Kaza, 44-vjeçari i qëlluar më 28 prill në tarracën e një kafeneje në Schaarbeek, Bruksel, ka ndërruar jetë sot. Ai ishte në koma pas dy plumbave në kokë dhe dy në gjoks. Kaza u qëllua katër herë nga një burrë i maskuar që iku menjëherë pas atentatit. Policia po vazhdon hetimet.
Agustin Kaza ishte shënjestër e një atentati që dyshohet se lidhet me gjakmarrje. Ai ishte vëllai i Martin Kazës, i dënuar me 22 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Gjini në 1997, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, Ndue Kaza, në 1994 nga Dod Gjini.
Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...