Sipas një raporti nga gazeta greke Kathimerini, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përjetuar një refuzim për vizitën e planifikuar në Greqi, pavarësisht insistimit për ta realizuar atë. Kërkesa për një takim me emigrantët shqiptarë në Greqi, i cili ishte planifikuar të mbahet në hollin olimpik “Galatsi”, është anuluar për shkak të aktiviteteve të tjera që mbahen në të njëjtën lokacion dhe për faktin që Greqia është në mesin e zgjedhjeve europiane. Ministria e Jashtme greke sugjeroi shtyrjen e vizitës deri pas datës 9 qershor. Megjithë këtë, Rama ka shprehur qëllimin e tij të fortë për të vijuar me vizitën, e cila synon të ngrejë çështje të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Greqi dhe të përfshijë ngjarjet politike të fundit në Himarë.
AMP arreston dy policë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dy punonjës policie në Sarandë dhe Has për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor....