Ditën e djeshme Shipëria shkoi në zgjedhje, pavarësisht datës 13 tetor që u dekretua ditën e enjte nga presidenti Ilir Meta.
Në disa qarqe ende po vijon procesi i numërimit. Partia Socialiste ka fituar në Pustec, Konispol, Libohovë, Fushë Arrëz, Memaliaj, Kolonjë, Belsh, Himarë, Roskovec, Poliçan, Vorë, Lushnje, Skrapar, Prrenjas, Mallakastër, Malësi e Madhe, Pukë, Ura Vajgurore, Librazhd, Gramsh, Divjakë dhe Tropojë.
E ndërsa numërimi i votave vazhdon, ajo që vihet re është fakti se disa bashki do të drejtohen nga i njëjti person për disa mandate me radhë.
Rekordin e thyen Bashkia e Poliçanit, në të cilën Adriatik Zotkaj ka marrë sot mandatin e pestë.
Zotkaj do të drejtojë edhe për katër vite të tjera Poliçanin, pasi në këto zgjedhje ka arritur të fitojë me 4681vota.
Ai e drejton bashkinë e Poliçanit që nga viti 2004, pra që prej 15 vitesh.
Zotkaj është një ndër kryebashkiakët më jetëgjatë. Gjithashtu, disa kandidatë të tjerë të PS kanë arritur të marrin mandatin e tretë. Të tillë janë kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, dhe ai i Himarës, Jorgo Goro.