Skip to content
Aktualitet

Përfundon numërimi në 24 bashki, këto janë rezultatet e zgjedhjeve

· 3 min lexim

Ditën e djeshme Shipëria shkoi në zgjedhje, pavarësisht datës 13 tetor që u dekretua ditën e enjte nga presidenti Ilir Meta.

Në disa qarqe ende po vijon procesi i numërimit. Partia Socialiste ka fituar në Pustec, Konispol, Libohovë, Fushë Arrëz, Memaliaj, Kolonjë, Belsh, Himarë, Roskovec, Poliçan, Vorë, Lushnje, Skrapar, Prrenjas, Mallakastër, Malësi e Madhe, Pukë, Ura Vajgurore, Librazhd, Gramsh, Divjakë  dhe Tropojë.

E ndërsa në Tiranë, procesi i numërimit të votave ende nuk ka pëfunduar. Erion Veliaj po fiton me rezultat të thellë përballë dhe Arben Skenderajt  nga partia “Bindja Demokratike”.

Rezultatet

Malësi e Madhe
Tonin Marinaj fiton mandatin e dytë në Malësinë e Madhe. Kandidati i PS ka marrë 7,772 vota, e ndërsa, Pjerin Spathari numëron 493 vota.

Gramsh
Gramshi është bashkia tjetër në të cilën PS-ja ka marrë një fitore bindshëm me kandidatin Klodian Taçe. Sabri Ibrahimi 603 vota. Koladian Taçe 8471.

Pukë
Gjon Gjonaj u shpall fitues i bashkisë së Pukës, pasi mori 3730 vota.

Ura Vajgurore
Juliana Memaj e PS-së ka arritur të sigurojë 7,666 vota.

Kukës
Safet Gjici me një rezultat triumfues, 5 kuti të pahapura.

Tropojë
Rexhe Byberi është kryebashkiaku i ri i Tropojës Kandidati i PS-së Byberi ka marrë 3538 vota.

Mallakastër
Qerim Ismailaj nga Partia Socialiste ka marrë 92.36% duke fituar bashkinë e Mallakastrës. Kundërshtrari i tij Robert Brahaj, që mori vetëm 8%.

Librazhd
Gurra ka marrë vetëm 10089 qytetarë.

Skrapar
Adriatik Mema merr zyrtarisht drejtimin e bashkisë së Skraparit. Ai ka marrë 4505 vota.

Lushnjë
Fatos Tushe merr mandatin e tretë, pasi ka marrë 2886 vota.

Prrenjas
Kandidati i PS-së, Nuri Belba ka marrë 7054 vota, ndërsa kundërshtari i tij Mylim Karriqi vetëm 550 vota.

Selenicë
Fiton Pëllumb Binaj PS (5809 vota)

Vora
Agim Kajmaku ka marrë 6208 vota.

Poliçani
Adriatik Zotkaj ka marrë mandatin e pestë në krye të Bashkisë së Poliçanit. Procesi i numërimit në këtë Bashki ka përfunduar, ku Zotkaj ka marrë 4681 vota.

Tiranë
Deri në orën 04:20 janë numëruar 266 nga 919 kuti, nga të cilat Erion Veliaj udhëheq me 94% të votave.

Kolonjë
Erjon Isai, që kandidoi nën siglën e PS-së është shpallur fitues i bashkisë Kolonjë. Ai mori 93% të votave. Kundërshtari i tij, Fatjon Feka ka marrë 3% të votave.

Roskovec
Majlinda Bufi ka marrë 7740 vota, nga 34 kuti votimi.

Belsh
Arif Tafani i PS-së ka fituar përballë Jashar Elezit me rezultat të thellë, 97%. Tafani ka marrë 7377 vota.

Lushnje
Fiton Fatos Tushe PS (28086 vota)

Skrapar
Fiton Adriatik Mema PS (4505 vota) i vetëm në garë

Himara
Në Himarë Jorgo Goro, kandidat i PS-së është rikonfirmuar në detyrë. Ai ka marrë 4209 vota.

Konispol
Shuaip Beqiri ka arritur të sigurojë 3328 vota në Bashkinë e Konispolit.

Libohovë
Luiza Mandi është rikonfirmuar për një tjetër mandat në bashkinë e Libohovës. Ajo ka marrë 1275 vota.

Fushë-Arrës
Janë numëruar 16/16 kutitë e votimit në Fushë-Arrëz. Kandidati i PS-së, Fran Tuçi ka marrë 2460 vota.

Fier
Kuti Votimi 16/226
Armando Subashi 2586 vota

Elbasan
Kuti Votimi 33/235
Gledjan Llatja 4928 vota

Gjirokastër
Kuti Votimi 2/70
Flamur Golemi 324 vota

Has
Kuti Votimi 13/34
Liman Morina 1416 vota

Kamëz
Kuti Votimi 24/127
Rakip Suli 1849 vota
Ylber Gjeta 84 vota

Klos
17/32 kuti
Bedri Hoxha 922 vota
Ilmi Hoxha 1999 vota

Korça
Kuti Votimi 45/167
Leonard Olli 398
Sotiraq Filo 5639

Krujë
Kuti Votimi 21/88
Artur Bushi 4746