Skip to content
Politikë

Protesta para bashkisë Tiranë, aktori: Çfarë do të presin më shqiptarët

· 1 min lexim

Ka nisur protesta e AMT dhe opozitës përpara Bashkisë Tiranë, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, aktori Neritan Liçaj tha se ecim në rrugët e qytetit pa roje, kurse luani i vogël Lali, ecën me badigardë.

“Ai kryebashkiaku i Kievit që është në luftë del pa truproja, ndërsa ky del me truproja.

Çfarë do të presim më të ndodhë që qytetarët të dalin dhe të rrëzojnë kriminelët e këtij vendi?

Çfarë do të presin më shqiptarët që të dalin dhe të fitojnë të drejtat e tyre?

Ne duhet të rrëzojmë këtë, apo edhe atë tjetrin, ai që do të vijë pas këtij apo atij tjetrit do të sillet edhe më keq”, tha Liçaj.