Ardian Isufi, i liruar pak ditë më parë si përfitues i amnistisë penale, është rikthyer sërish në burg. Kjo pasi pa i mbushur 24 orë në liri, kreu krimin e radhës, duke vjedhur një makinë tip “Ford” në qytetin e Korçës. Sot, ai ka dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Për shkak se përsëriti krimin që e çoi në burg herën e parë, Gjykata e Korçës ka vendosur për të riun masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ka qenë Prokuroria e Korçës, ajo që kërkoi këtë masë sigurie për Isufin, përsëritës në krim. I riu u arrestua pasi kreu vjedhjen e automjetit në një nga fugonat e linjës “Korçë – Tiranë”, e menjëherë pas ngjarjes tentoi që të arratisej drejt kryeqytetit.