Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjjen nr. 4 të Sarandës.
Oficeri i policisë së Komisariatit të Sarandës, Klement Bello, 63 vjeç, është aksidentuar rëndë pasi ka rënë në gropën e ashensorit të pallatit ku banonte.
Mesa duket ka qenë një defekt në ashensor, që ka shkaktuar hapjen e portës por pa qenë ashensori në vend.
Pa e pasur mendjen, sapo është hapur porta, 63-vjeçari ka tentuar të futet brenda dhe për rrjedhojë ka rënë në gropë në një lartësi rreth 6 metra.
Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë.
Sipas bluzave të bardha për shkak të frakturës në kokë dhe dëmtimit në mushkri e kanë nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Sot u tha se gjendja ishte e qëndrueshme dhe i dëmtuari ishte në gjendje të stabilizuar.