Dy persona në Kadastrën e Tiranës janë vënë në pranga këtë mbrëmje. Njëri prej të arrestuarve mësohet se është Dritan Astoka. Arrestimet janë kryer me urdhër të SPAK.
Të dy kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të Artan Lames në kohën që ka drejtuar Kadastrën. Ata akuzohen për ushtrim ndikimi të paligjshëm.
Nga ana tjetër mësohet se prokuror i rastit është Ened Nakuçi.