Ardian Isufi, një i dënuar për vjedhje që përfitoi nga amnistia dhe la dje qelinë e burgut të Drenovës, i është rikthyer vesit të vjetër pa kaluar 24 orë nga lirimi.
Ai është shpallur në kërkim për vjedhje, pasi ka grabitur një mjet tip “Ford Fiesta”, i cili ishte i parkuar, por ende i ndezur, në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” në Korçë. Isufi ka hyrë në mjet e më pas është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit.
Policia e ka ndjekur mjetin nëpërmjet kamerave të sigurisë, duke zbuluar që ka hyrë në Luamalas, por deri më tani nuk e kanë arrestuar dot.