Revista amerikane “Forbes” ka vlerësuar Shqipërinë si një nga destinacionet europiane më tërheqëse për të vizituar në 2024, veçanërisht për ata që dëshirojnë të shmangin turizmin masiv. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale një artikull të “Forbes” ku theksohet se Shqipëria ofron eksperienca unike, duke përfshirë udhëtime nëpër fshatra të qeta, ferma lokale, shtigje malore dhe aktivitete rafting në lumin Vjosë. Artikulli nënvizon mikpritjen e ngrohtë shqiptare dhe thekson se vizitorët mund të gëzojnë ushqim tradicional dhe të freskët të prodhuar lokal, si dhe të përjetojnë jetën mes barinjve dhe fermerëve. Shqipëria është përzgjedhur për mikpritjen e saj të përzemërt dhe për ofrimin e një përvoje të pasur kulturore që reflekton të gjitha shijet e vendit.
Porta dixhitale e Ramës: Fytyra si pasaportë në një vend ku të dhënat shiten dhe mediat heshtin
Në orët e para pas çdo deklarate të Edi Ramës, një pjesë e madhe e mediave shqiptare nisin garën për...








