Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka njoftuar se kryesia e këshillit do të mblidhet të hënën për të diskutuar kërkesat e opozitës. “Falënderoj të gjithë për mbështetjen ndaj Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozitës gjatë këtyre tri javëve të betejës për transparencë dhe drejtësi,” tha Teliti. Ai vuri në dukje shkeljet e vazhdueshme të ligjit dhe përdorimin e strukturave shtetërore për interesa personale si probleme serioze në Shqipëri. “Kryesia e Këshillit Bashkiak mblidhet në orën 17:00 të hënën për të marrë vendime mbi kërkesat e opozitës, por mazhoranca vazhdon të injorojë këto kërkesa, duke mos krijuar Komisionin e Brendshëm Financiar që është i detyrueshëm sipas rregullores,” shtoi ai, duke theksuar se kjo mungesë veprimi nga mazhoranca tregon një përpjekje për të fshehur të vërtetën dhe abuzimet.
Dumani zbulon sektorin/ Ku i investon krimi i organizuar paratë
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka zbuluar mbrëmjen e sotme sektorët kryesorë ku investohen paratë e krimit të organizuar. Në...