Ka nisur me debate, seanca e sotme Parlamentare. Deputeti PD-së, Dashnor Sula nga vendi ka replikuar me Felajn duke u shprehur se Kuvendi është kthyer në një shtojcë të Republikës Kryeministrore.
“Kjo që treguat këtu është një skandal. Ky nuk është parlament, por një shtojcë e Republikës Kryeministrore. Çdo deputet apo deputete ka të drejtë të flasë. Do të doja ti tërhiqja vëmendjen Nikollës, kryetarëve të komisioneve parlamentare që është e patolerueshme që jemi në fund të muajit prill dhe duhet të kishte përfunduar raportimi i institucioneve të pavarura kushtetuese, në tre mujorin e parë. Çfarë ndodh këtu? Këtu nuk është çmendur njëri, jemi çmendur të gjithë. Ajo që ndodhi javën e kaluar që rrëzuat vendimin e Kushtetueses…”, tha ai.