Trupi i pajetë i një emigranti nga vendet e lindjes, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Drenovë të Korçës. Trupi i tij është parë nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar më pas edhe policinë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Edhe pse në moshë të re, vdekja e tij dyshohet se ka ndodhur për shkaqe natyrale.
Drenova ashtu si fshatrat e tjerë në juglindje të vendit shërben si shteg për kalimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët hyjnë në Shqipëri për të zgjedhur më pas destinacione të ndryshme në BE.
Njoftimi i policisë
Më datë 18.04.2024, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë, Korçë, në rrugë, është gjetur i pajetë, një shtetas i huaj (dyshohet emigrant nga Vendet e Treta) rreth 25-30 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.