Gjykata e Apelit ka vendosur sot të lirojë Mariel Muratin, ish-Drejtorin e ASHK Sarandë, i cili ishte në arrest që prej 27 marsit kur u vetëdorëzua në policinë e Sarandës. Murati ishte akuzuar për “ndërtim të paligjshëm” dhe “falsifikim dokumentash” pasi kishte ndërtuar një hotel 7-katësh pa leje dhe më pas e kishte legalizuar. Gjykata e Shkallës së Parë e kishte vendosur në arrest burg, por Gjykata e Apelit e ndryshoi këtë vendim duke e liruar. Gjithashtu u shqyrtuan masat e sigurisë për të tjerët e ndaluar në operacionin e 13 marsit, duke mbajtur disa në “arrest në shtëpi” dhe të tjerët në “detyrim paraqitje”. Prokuroria kishte kërkuar “arrest në shtëpi” për më shumë të akuzuar, por kjo nuk u pranua nga Gjykata e Apelit.
Europa League/ Hojlund shpëton Manchester-in nga turpërimi në shtëpi
Rasmus Hojlund ka shpëtuar Ruben Amorim nga një tjetër rezultat zhgënjyes për Manchester United-in, duke i dhënë pak frymëmarrje trajnerit...