Ministri i Jashtëm Igli Hasani sot njoftoi se Shqipëria do të hapë ambasada të reja në Kenia, Indi dhe Indonezi. “Në Këshillin e Ministrave, sot miratuam hapjen e ambasadave në këto tre shtete, të nxitur nga objektivat strategjike dhe kërkesa për të qenë më efektivë në marrëdhëniet ndërkombëtare,” tha Hasani. Ai shtoi se këto hapje janë pjesë e përpjekjeve për të zgjeruar praninë dhe ndikimin e Shqipërisë në skenën globale. Këto vendime reflektojnë rëndësinë e vazhdueshme të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare dhe rritjen e interesit të shtetasve shqiptarë për të udhëtuar dhe zhvilluar marrëdhënie me këto vende.
Hapet GoFundMe për Elvis Shkambin, mblidhen mbi 9000 dollarë për “mbrojtje ligjore”
Është hapur një llogari GoFundMe për të mbledhur fonde në ndihmë të Elvis dhe Gjon Shkambit, të akuzuar për vrasjen...