Skip to content
Aktualitet

Data e re e zgjedhjeve, Spiropali: Ta pyesë dikush Qametën, kush do t’i organizojë zgjedhjet?

· 1 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka nënshkruar sot dekretin për zgjedhjet e reja lokale, që sipas tij do të jenë në 13 tetor.

Ai që ka reaguar pa mbaruar mirë konferëncën për shtyp ka qenë kryeministri Rama, por është pasuar nga reagimi i Elisa Spiropalit.

Zëdhënësja e Qeverisë Elisa Spiropali pas dekretimit nga presidenti Ilir Meta të 13 tetorit, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter.

Sipas Spiropalit nuk ka kush t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit pasi institucionet zgjedhore e kanë thënë fjalën e fundit..

“Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!”, shkruan Spiropali.