Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hedhur poshtë akuzat ndaj vëllait të tij, Olsi Rama, të cilat i bëri Gazment Bardhi, duke i quajtur ato si shpifje. Gjatë emisionit “Real Story” në ABC News, Rama e përshkroi Bardhin si “një çingije që spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës” dhe shtoi, “çfarë mund të pritet tjetër nga ai?” Ai theksoi gjithashtu rolin e Partisë Socialiste në reformën e drejtësisë dhe stabilitetin e Prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar: “Pa PS nuk do kishte reformë në drejtësi dhe pa PS, nuk do kishte stabilitet në punën e SPAK.” Rama vuri në dukje se SPAK-u tani punon me stabilitet të plotë, pavarësisht sulmeve nga një segment i politikës.
18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët bëjnë ende thirrje për drejtësi
Këtë të diel shënohen 18 vjet nga tragjedia e Gërdecit, një nga ngjarjet më të rënda që ka njohur Shqipëria...








