Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 13 persona që akuzohen se kanë mashtruar me call centerat, duke i shkaktuar shtetasve gjermanë një dëm prej 7 milionë eurosh. Për kreun e këtij grupi, shtetasin Erjon Kasmi, SPAK ka kërkuar dënimin me 9 vite burg. Sipas prokurorisë Kasmi ka pasur rol kyç në këtë grup kriminal që janë nën akuza për mashtrim kompjuter dhe grup të strukturar kriminal.
Ndërsa për Xhulian Xhafën kërkohet dënimi me 8 vjet e 6 muaj. Ai akuzohet për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Pretenca për të akuzuarit e tjerë:
Anduel Gjergji 3 vite shërbim prove
Ariol Zenuni 3 vite shërbim prove
Denada Bardhi 2 vite shërbim prove
Emion Orizaj 3 vite shërbim prove
Ermir Shehu
Eris Kurila 3 vite shërbim prove
Evis Mahmutaj 3 vite shërbim prove
Ilir Shkurti 2 vite shërbim prove
Indrit Tila 2 vite shërbim prove
Klevin Molla shërbim prove
Skerdi Llupi shërbim prove të akuzuar për “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.
Në qershor të vitit të kaluar, SPAK mbylli hetimit duke marrë të pandehur 13 shtetas shqiptarë me akuza për mashtrim kompjuterik dhe grup i strukturuar kriminal. Sipas SPAK ka rezultuar se shtetasit gjermanë dhe shtetas të tjerë të vendeve Europiane si Franca, Italia, Spanja, Greqia etj., ftoheshin nga agjentët e subjektit “Bluenergycall sh.p.k”, të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese.
Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj., të Europës dhe më gjerë, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë.
Gjatë përllogaritjes së kryer dyshohet se vlera e arritur nga mashtrimi kalon shumë mbi 3 mln euro. Gjatë hetimit janë evidentuar dhe pasuri të pajustifikuara nga të ardhurat e të Eron Kasmi dhe Xhuljan Xhafa si të punësuar.
Konkretisht lidhur me të pandehurin Erjon Kasmi janë sekuestruar llogaritë në shumën totale 588.233 euro dhe 19.786.762lekë. Po ashtu, këtij grupi i janë sekuestruar 19 pasuri të paluajtshme prej të cilave 9 apartamente, 3 garazhe, 1 ndërtesë, 4 pasuri pemëtore me sipërfaqe totale 3100 m2, si dhe 1 Truall me sipërfaqe 2750 m2 me një ndërtesë 750 m2.