Skip to content
Politikë

Sulmi iranian ndaj Izraelit, reagon kryeministri Rama

· 1 min lexim

Pas sulmit të madh të Iranit kundër Izraelit të shtunën mbrëma, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehu qëndrimin e vendit të tij. Ai theksoi mbështetjen e Shqipërisë për përpjekjet e aleatëve për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Kryeministri Rama shkruajti: “Shqipëria dënon fuqishëm sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit, i cili rrezikon të shkaktojë një destabilizim të pakthyeshëm të rajonit. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë për të ulur tensionet. Gjithashtu, Shqipëria bën thirrje për vetpërmbajtje nga të gjitha palët dhe thekson rëndësinë e një armëpushimi në Gaza, me qëllim që të gjithë pengjet të kthehen të sigurt në shtëpi.”