Skip to content
Kryesore

Shpërthen në flakë makina, shpëtojnë tre pjesëtarët e një familje

· 1 min lexim

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në segmentin e autostradës Thumanë-Milot, pranë Fushë Mamurrasit. Në automjet ishin duke udhëtuar 3 anëtarë të së njëjtës familje. Kur ata kanë nuhatur era gaz, e kanë braktisur mjetin duke i shpëtuar rrezikut nga shpërthimi në flakë i automjetit.

Policia e Lezhës/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në aksin rrugor ‘Fushë Milot-Thumanë’, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është përfshirë nga flakët automjeti me drejtues shtetasin A. A. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.