Një 50-vjeçar shqiptar, i cili ishte arrestuar nga polica pas denoncimit të djalit të tij të mitur, 15 vjeç, për dhunë ndaj tij dhe nënës se tij, është lënë i lirë nga Gjykata Penale së Selanik. Ndërkohë mediat greke kanë publikuar dëshminë e të miturit. 15-vjeçari ka thënë në polici se babai i tij bëhet i dhunshëm kur konsumon alkool me terpicë dhe se thellë është një person i mirë. Gjithsesi djali shprehet se nuk e do afër vetes, pasi ka frikë dhe ajo që kërkon është që nëna e tij të qetësohet.
“Ajo që unë dua është që ne ta ndihmojmë, ai të vazhdojë jetën i lirë dhe nëna ime të qetësohet. Nuk dua të jem pranë tij. Nuk është njeri i keq, thjesht nuk di çfarë bën kur dehet”,-ka thënë 15-vjeçari.
Nënë e bir u pajisën e urdhër mbrojtje nga gjykata. Tani e tutje ata nuk do të jetojnë më në të njëjtën banesë. Kujtojmë se nëna e 15-vjeçarit tha në polici se në vitin 2018 bashkëshorti i saj ishte arrestuar sërish për dhunë në familje që ndodhi në sy të djalit të tyre, i cili në atë kohë ishte vetëm 9 vjeç. Ajo u ankua gjithashtu se në vitin 2021 ushtron dhunë ndaj saj dhe fëmijës së tyre të mitur, duke i rrahur dhe duke i shkelmuar. Por gjithsesi ajo deklaroi se e do atë dhe se nuk dëshiron të shkojë në burg sepse “është turp”, duke ia atribuar fajin e dhunës, alkoolit.