Skip to content
Bota

Të shtëna me armë gjatë festës së Fitër Bajramit në SHBA, 3 të plagosur

· 1 min lexim

Disa persona janë plagosur nga të shtënat në një ngjarje ku po merrnin pjesë për Fitër Bajramin në Philadelphia. Të shtënat ndodhën jashtë një xhamie, ditën që shënon fundin e muajit të shenjtë mysliman. Komisioneri i Policisë së Filadelfias, Kevin Bethel tha se dy grupe brenda parkut shkëmbyen të shtëna me armë zjarri dhe rreth 30 të shtëna u qëlluan.

Mediat e huaja kanë raportuar se katër persona janë arrestuar dhe disa armë janë gjetur nga policia. CBS News raporton se të shtënat filluan pas një mosmarrëveshjeje në tubim. Një 22-vjeçar ka pësuar një plagë me armë zjarri në stomak, ndërsa një i mitur ka mbërritur në spital me një plagë në duar. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe një 15-vjeçar.

Policia ka shoqëruar 5 persona, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.